PAKETA FISKALE

2019

“Për një qeverisje vendore që synon të rrisë kapacitetet fiskale dhe administrative për realizimin e funksioneve në përgjegjësinë e saj

 

 

A. Mbi Bashkinë Fushë-Arrëz

Konteksti i ri Bashkisë Fushë-Arrëz paraqet jo vetëm zgjerim gjeografik të kufijve administrativë, por edhe shumëllojshmëri të territorit. Bashkia mbulon tashmë territore, që shtrihen nga Fierza ( HEC-i ) e përfundojnë në Fushë-Arrëz, duke përfshirë ekosisteme e tipologji të ndryshme terrenesh. Secili nga këto territore ka ndërthurjen e vet të traditave, burimeve natyrore, burimeve ekonomike e cilësive infrastrukturore. Bazuar në politikat zhvillimore të territorit të Bashkisë së Fushë-Arrëz veprimet tona duhet t’i japin vlerë zhvillimit të qëndrueshëm, mbrojtjes së burimeve natyrore dhe traditave tona kulturore. Ndaj çështja kryesore është gjetja e mundësive që të kthejmë këtë shumëllojshmëri në avantazh konkurues dhe çdo territor të kontribuojë në mirëqënien e Bashkisë.

Për të krijuar këtë mjedis, ne do fokusojmë punën në përdorimin efektiv të burimeve njerëzore, fizike dhe financiare.

Sipas Ligjit nr 115/ 2014, “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”, Njësi Administrative Fushë-Arrëz quhet zona urbane që zinte Bashkia Fushë-Arrëz përpara ndarjes së re territoriale. Po sipas këtij ligji, Njësi Administrative të tjera, quhen zonat sipas Tabelës, të cilat ishin komuna përpara ndarjes së re territoriale.

 

Tabelë 1.Ndarja e Njësive Administrative të Bashkisë Fushë-Arrëz.

 

Njësi Administrative / Fshatra

 

Nr. Njësia Administrative                                     Fshatra
1 Fushë-Arrëz Qyteti Fushë-Arrëz, Fshati Lumardh, Micoj dhe Fshat Fushë-Arrëz
2 Qafë-Mali Fshatrat Kryezi, Qafë-Mali, Lumbardh, Srriçe, Armiraj , Lajthizë, Tuç, Orosh
3 Blerim Fshatrat Dardhë, Qebik, Xath, Truen, Flet, Kolumri, Blerim
4 Fierzë Fshatrat Fierzë, Bugjon, Apripë Guri, Mzi, Arst, Kokdodë, Miliska, Porav
5 Iballë Fshatrat Iballë, Lëvoshë, Sapaç, Mertur, Berishe e Siperme, Berishe e vogel
Shopël, Berishe Vendi.

 

A.1 Procesi i Hartimit të Paketës fiskale

Pas bashkimit të menjëhershëm të 5 (pesë) njësive të qeverisjes vendore, Bashkia e Fushë-Arrëzit u ballafaqua me nevojën e hartimit të një pakete fiskale të integruar dhe të aplikueshme në të gjithë territorin.

 

 

 

 

 

Për hartimin e paketës fiskale janë angazhuar drejtuesit dhe specialistët në Bashkinë Fushë-Arrëz:.

  •  Zyra e Tatim Taksave,
  •  Zyra e Financës,
  •  Zyra e Shërbimeve Publike
  •  Zyra e Studimeve, Planifikimit, Koordinimit dhe Monitorimit të Investimeve,
  •  Zyra  e Kontrollit dhe Planifikimit të Terrritorit,
  •  Zyra e Shërbimeve Sociale
  •  Zyra e Kulturës, Arsimit, Rinisë dhe Sportit,
  •  Zyra e Mjedisit, Pyjeve dhe Menaxhimit të Ujërave,
  •  Zyra e Burimeve Njerëzore
  •  Zyra Juridike dhe Prokurimeve,
  •  Administratorët e Njësive Administrative,

 

Procesi i hartimit të paketës fiskale të integuar

 

 

 

Ngritja e grupit të punës per hartimin e paketës                                       fiskale të integruar

 

Përcaktimi i bazës ligjore dhe prioriteteve strategjike të zhvillimit

 

Konsultimi i propozimeve të paketes fiskale me banoret në cdo njesi administrative dhe grupet e interesit,bizneset etj.

 

Hartimi i draftit të paketës fiskale dhe miratimi nga këshilli i bashkisë

 

 

Publikimi i paketës fiskale

 

 

 

 

 

 

Konsultimi me qytetarë dhe grupe interesi

Në hartimin e paketës fiskale të Bashkisë së Fushë-Arrëz janë përfshirë përfaqësues të biznesit të madh (juridik) dhe të vogël (fizik), banorë të njësive administrative, përfaqësues të komunitetit sipas interesit dhe këshilltarë.

Më 29 dhe 30 Nëntor 2018 propozimet për taksat dhe tarifat vendore janë diskutuar me përfaqësues të komuniteteve të njësive administrative Fierzë, Iballë, Qafë-Mali dhe Blerim.

Me 10 Dhjetor 2018  është organizuar tryez konsultative me përfaqësues të komunitetit të njësisë adminsitrative të qytetit të Fushë-Arrëzit. Pjesëmarrës ishin banorë të njësisë administrative, përfaqësues të biznesit dhe këshilltarë të Bashkisë Fushë-Arrëz. Gjatë këtyre takimeve ka patur pyetje, diskutime dhe propozime për përmirësim.

 

.

A.2 Çfarë prezanton paketa fiskale?

Vizioni ynë, për një territor bashkiak të integruar, parashikon planifikim dhe investime që krijojnë mundësi për një zhvillim të qëndrueshëm të balancuar për të gjithë territorin, duke mbrojtur burimet natyrore. Kjo qasje bazohet në përforcimin e identitetit të secilës zonë të Bashkisë, duke patur parasysh burimet natyrore, profilin ekonomik dhe produktet, shtrirjen e shërbimeve dhe traditën, me synimin e përhershëm të rritjes së nivelit të jetesës. Mirëadministrimi i burimeve financiare nëpërmjet planifikimit sa më real të paketës fiskale si dhe zbatimi me rigorozitet i rregulloreve dhe urdhëresave përbën moton e punës tonë. Planifikimin e kemi mbështetur në shpërndarjen sa më të drejtë të ngarkesës tatimore duke bërë përcaktimin i nivelit të tarifës sipas llojit të aktivitetit, sipas vendndodhjes gjeografike, duke lehtësuar bizneset në zonat më pak të zhvilluara. Ne synojmë që të kemi në dorë një mekanizëm i cili na ndihmon për të arritur objektivat në realizimin e prioriteteve të identifikuara në planet tona strategjike më afatgjata. Përfshirja e qytetarëve, grupeve të interesit, komunitetit në përgjithësi, mbetet pikë kyçe e suksesit jo vetëm në hartimin e kësaj pakete por sidomos për zbatimin e saj.

Nga analiza e ecurisë së realizimit të të ardhurave të deritanishme rezulton se ka burime akoma të pashfrytëzuara në kapacitetet optimale. Kjo vërehet pothuaj në të gjitha njësitë administrative.

Bazuar në të gjitha sa më sipër, ju paraqesim propozimet tona për sistemin e ri të taksave dhe tarifave që ne duam të zbatojmë për periudhën në vazhdim, duke qenë në linjë dhe në zbatim të prioriteteve të strategjisë së Bashkisë së Fushë-Arrëz. Propozimet janë në përputhje me ndryshimet ligjore të ndodhura. Ato konsistojnë në përmirësime teknike dhe proceduriale, duke patur parasysh që është hera e parë e përgatitjes së një pakete fiskale të integruar, gjithëpërfshirëse dhe afatgjatë.

 

 

 

 

 

 

Në mënyrë të përmbledhur kjo paketë fiskale synon:

 

  • Hartimine një pakete fiskale të integruar;
  • Rishikimine kornizës ligjore me qëllim përcaktimin e saktë të taksave, tarifave dhe çdo pagese tjetër që ndikon në buxhetet vendore dhe për të cilat njësia vendore duhet të arkëtojë të ardhura;
  • Saktësimine procedurave, afateve, aktorëve, veprimeve, përgjegjësive për çdo taksë dhe tarifë, pjesë e kësaj pakete fiskale. Përcaktimi i saktë i të gjithë elementëve të lidhur me menaxhimin do të pasurojë akoma më tej dhe do të vendosë një bazë të fortë për ndërtimin e një sistemi fiskal efiçent dhe transparent;
  • Përcaktimine qartë dhe ndarjen në seksione të taksave nga tarifat. Çdo taksë dhe tarifë do të detajohet duke patur në konsideratë elementët:

 Taksim i drejtë;

 Tarifim mbështetur në kosto;

 Klasifikim i biznesit, qarkullim vjetor, lloji i aktivitetit;

 Qartësimi dhe përcaktimi i taksave apo tarifave që aplikohen për kategorinë e familjeve nisur nga lloji, vendndodhja etj;

  • Analiza e taksave që aplikohen për territorin që mbulon njësia (mbështetur në legjislacionin në fuqi), përcaktimi dhe detajimi në kategori, unifikimi i kategorive për të gjitha taksat, përcaktimi i bazës së taksueshme dhe aplikimi i kufijve që përcakton ligji;
  • Rikategorizimi dhe detajimi i taksave;
  • Analiza e tarifave që aplikohen për territorin që mbulon njësia (mbështetur në legjislacionin në fuqi), përcaktimi dhe detajimi në kategori, unifikimi i kategorive për të gjitha tarifat, përcaktimi i nivelit të tarifave mbështetur në koston e shërbimit për të cilin vendosen;
  • Aplikimi i incentivave apo lehtësirave fiskale për grupe të caktuara taksapaguesish në nevojë, siç parashikon ligji.

A.3 Kuadri ligjor dhe nënligjor

Ligji nr. 9632, datë 30.10.2006 “Për sistemin e taksave vendore”, i ndryshuar, përbën ligjin bazë për reformat e decentralizimit të pushtetit vendor dhe përcakton rregullat për ushtrimin e të drejtave dhe detyrave të njësive të qeverisjes vendore në drejtim të krijimit të taksave vendore, mbledhjen dhe administrimin e tyre.

Bazuar në Ligjin Ligji nr. 139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore” dhe Ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008 “Për taksat kombëtare”, i ndryshuar, në të ardhurat vendore përfshihen kryesisht:

  • Tatimi i thjeshtuar mbi BV;
  • Taksa e ndikimit në infrastrukturë për ndërtimet e reja;
  • Taksa e pasurisë;
  • Taksa për transferimin e pasurisë së patundshme;
  • Taksa për automjetet/mjetet e përdorura;
  • Taksa e zënies së hapësirave publike;
  • Taksa e tabelës/reklamat;
  • Taksa të përkohshme;
  • Tarifa për shërbime.

Më poshtë në mënyrë të përmbledhur jepet legjislacioni fiskal vendor, i cili është konsultuar për të hartuar këtë paketë fiskale.

Ligje

  • Ligji nr. 9632, datë 30.10.2006 “Për sistemin e taksave vendore”, ndryshuar me Ligjin nr. 9745 datë 28.05.07; ndryshuar me Ligjin nr. 9764, datë 09.07.2007; ndryshuar me Ligjin nr. 9931, datë 09.06.2008; ndryshuar me Ligjin nr. 10 073, datë 9.2.2009; ndryshuar me Ligjin nr. 10117 dt. 23.4.2009; ndryshuar me Ligjin nr. 10146 dt. 28.9.2009; ndryshuar me Ligjin nr. 10354, datë 18.11.2010; ndryshuar me Ligjin nr. 10457, datë 21.07.2011; ndryshuar me Ligjin nr. 106/2013, datë 28.3.2013; ndryshuar me Ligjin nr. 181/2013, datë 28.12.2013; ndryshuar me Ligjin nr. 85/2014, datë 17.07.2014; ndryshuar me Ligjin nr. 181/2013, dt. 28.12.2013; ndryshuar me Ligjin nr. 142/2015, datë 17.12.2015.
  • Ligji nr. 139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”.
  • Ligji nr. 8438 datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar me Ligjin nr. 9483, datë 16.2.2006; ndryshuar me Ligj nr. 9632, datë 30.10.2006; ndryshuar me Ligjin nr. 9716 datë 16.04.2007; ndryshuar me Ligjin nr. 9735 datë 17.05.2007; ndryshuar me ligj nr. 9766 datë 09.07.2007; ndryshuar me Ligjin nr. 9804 datë 13.09.2007; ndryshuar me Ligjin nr. 9844 datë 17.12.2007; ndryshuar me Ligjin nr. 9943, datë 26.6.2008; ndryshuar me Ligjin nr. 10072, datë 9.2.2009; ndryshuar me Ligjin nr. 10228, datë 4.2.2010; ndryshuar me Ligjin nr. 10343, datë 28.10.2010; ndryshuar me Ligjin nr. 10364, datë 16.12.2010; ndryshuar me Ligjin nr. 20/2012, datë 1.3.2012; ndryshuar me Ligjin nr. 71/2012, datë 28.6.2012; ndryshuar me Ligjin nr. 122/2012, datë 20.12.2012; ndryshuar me Ligjin nr. 107/2013, datë 28.3.2013; ndryshuar me Ligjin nr. 124/2013, datë 25.4.2013; ndryshuar me Ligjin nr. 177/2013, datë 28.12.2013; ndryshuar me Ligjin nr. 32/2014, datë 3.4.2014; ndryshuar me Ligjin nr. 42/2014, datë 24.4.2014; ndryshuar me Ligjin nr. 83/2014, datë 17.07.2014; ndryshuar me Ligjin nr. 156/2014, dt. 27.11.2014.
  • Ligji nr. 9723, datë 3.5.2007 “Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit”.
  • Ligji nr. 9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.
  • Ligji nr. 10081, datë 23.2.2009 “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar.
  • Ligji nr. 10304, datë 15.7.2010 “Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë”.
  • Ligji nr. 9975, datë 28.7.2008 “Për taksat kombëtare”, i ndryshuar me Ligjin nr. 10 065, datë 29.1.2009; ndryshuar me Ligjin nr. 10 131 dt. 11.5.2009; ndryshuar me Ligjin nr. 10145, datë 28.9.2009; ndryshuar me Ligjin nr. 10280, dt. 20.5.2010; ndryshuar me Ligjin nr. 10458, datë 21.7.2011; ndryshuar me Ligjin nr. 83/2012, datë 13.9.2012; ndryshuar me Ligjin nr. 120/2013, datë 18.04.2013; ndryshuar me Ligjin nr. 178/2013, datë 28.12.2013; ndryshuar me Ligjin nr. 86/2014, datë 17.07.2014; ndryshuar me Ligjin nr. 157/2014, datë 27.11.2014.
  • Ligji nr. 93/2015 “Për turizmin”.
  • Ligji nr. 9482, datë 03.04.2006 “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, i ndryshuar.
  • Ligji nr. 107/2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”.
  • Ligji nr. 10 465, datë 29.9.2011 “Për shërbimin veterinar në Republikën e Shqipërisë”.
  • Ligji nr. 8450, datë 24.2.1999 “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre”, i ndryshuar.
  • nr. 9385, datë 4.5.2005 “Për pyjet dhe shërbimin pyjor”.
  • Ligji nr. 9693, datë 19.3.2007 “Për fondin kullosor”, i ndryshuar.
  • Ligji nr. 10279, datë 20.05.2010 “Për kundravajtjet administrative”.
  • Ligji nr. 8744, datë 22.2.2001 “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, i ndryshuar me Ligjin nr. 9561, datë 12.6.2006 dhe Ligjin nr. 9797, datë 23.7.2007.
  • Ligji nr. 10296, datë 08/07/2010 “Për Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin”.
  • Ligji nr. 10463, datë 22.9.2011 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, i ndryshuar.
  • Ligji nr. 152/2015, datë 21.12.2015 “Për shërbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin”.
  • Ligji nr.106/2017 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006, “për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar”.

 

Vendime dhe udhëzime

  • Vendimi i Këshillit të Ministrave, nr. 783, datë 10.11.2011, ”Për procedurat e ndarjes së të ardhurave të taksës vjetore të mjeteve të përdorura me njësitë e qeverisjes vendore”.
  • VKM nr. 7, datë 4.01.2012, “Për përcaktimin e procedurave dhe të dokumentacionit të nevojshëm për arkëtimin e taksës së rentës minerare”, i ndryshuar.
  • VKM nr. 970, dt. 02.12.2015 “Për përcaktimin e procedurave dhe të kushteve për dhënien e licencave për tregtimin e naftës bruto dhe nënprodukteve të saj”.
  • VKM nr. 396, datë 21.6.2006 “Për kriteret e transferimit dhe të përdorimit të pyjeve nga njësitë e qeverisjes vendore”.
  • VKM nr. 391 datë 21.06.2006 “Për përcaktimin e tarifave në sektorin e pyjeve dhe kullotave”.
  • VKM 632 datë 11.06.2009 “Për tarifat në sektorin e  Kullotave”.
  • VKM 1064 datë 22.12.2010 “Për disa ndryshime në VKM nr. 391 datë  21.06.2006 “Për përcaktimin e tarifave në sektorin e pyjeve dhe kullotave”.
  • VKM nr. 54, datë 05.02.2014 “Për përcaktimin e kritereve, dhënies me qira, enfiteozë apo kontrata të tjera të pasurisë shtetërore”, i ndryshuar.
  • Vendim i Këshillit të Ministrave nr. 992, datë 9.12.2015 “Për disa ndryshime në vendimin nr. 54, datë 5.2.2014, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kritereve, procedurës dhe mënyrës së dhënies me qira, enfiteoze apo kontrata të tjera të pasurisë shtetërore”, të ndryshuar.
  • VKM nr. 469, datë 3.6.2015, “Për përcaktimin e vlerës minimale të çmimit të referencave të qirave të ndërtesave për qëllime tatimore”​​.​
  • VKM nr. 575, datë 24.6.2015 “Për miratimin e kërkesave për menaxhimin e mbetjeve inerte”.
  • VKM nr. 285, datë 27.6.2002 “Për tarifat e shërbimeve që kryen policia e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimit ndaj shtetasve dhe personave, juridikë e fizikë, vendas e të huaj”.
  • VKM nr. 1108, datë 30.12.2015 “Për transferimin, nga Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit rural dhe Administrimit të ujërave te Bashkitë, të infrastrukturës së ujitjes dhe kullimit, të personelit dhe të aseteve të luajtshme e të paluajtshme të Bordeve Rajonale të Kullimit”.
  • VKM 132, datë 07.03.2018. “Për metodologjinë për përcaktimine vlerës së takësueshme të pasurisë së paluajtshme “Ndërtesa”, e bazës së taksës për kategori specifike, natyrën dhe prioritetin e informacionit dhe të dhënave për përcaktimin e bazës së taksës , si dhe të kritereve dhe rregullave për vlerësimin alternative të detyrimit të taksës.
  • VKM Nr.171 date 28.03.2018 “Për organizimin dhe funksionimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Taksës së Pasurise”
  • Udhëzim i Ministrit të Financave nr. 1, datë 12.1.2007 “Për përcaktimin e veprimtarive që trajtohen si veprimtari, tregtare apo shërbimi, ambulante si dhe procedurat e regjistrimit të tyre në organin tatimor”.
  • Udhëzim i Ministrit të Financave 32, datë 31.12.2013, “Për tatimin e thjeshtuar mbi fitimin e biznesit të vogël”, i ndryshuar.​
  • Udhëzim i Përbashkët (Ministri i Financave dhe Ministri i Drejtësisë) nr. 655/1, datë 06.02.2007 “Për Përcaktimin e Uniformitetit të Standardeve Procedurale dhe të Raportimit të Sistemit të taksës Vendore”.
  • Udhëzim i Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes nr. 6756, datë 3.9.2015 “Për zbatimin e vendimin të Këshillit të Ministrave nr. 54, datë 5.2.2014 “Për përcaktimin e kritereve, të procedurës dhe të mënyrës së dhënies me qira, enfiteozë apo kontrata të tjera të pasurisë shtetërore”, i ndryshuar.
  • Udhëzim nr. 30, datë 27.12.2011, “Për Menaxhimin e Aktiveve në Njësitë e Sektorit Publik”, i ndryshuar.
  • Udhëzuesi i Ministrit për Çështjet Vendore nr. 541/1, date 31.12.2015 “Udhëzues për zbatimin e VKM nr. l108 datë. 30.l2.20l5 “Për transferimin nga MBZHRAU tek bashkitë, të infrastrukturës së ujitjes dhe kullimit, të personelit dhe të aseteve të luajtshme dhe të paluajtshme”.

 

B. Paketa Fiskale

Kapitulli 1: Taksat vendore

Ky kapitull trajton taksat vendore në mënyrë nominale duke u nisur nga elementët:

  • Lloji, baza e taksueshme, kategorizimet dhe nën kategorizimet, këstet e pagimit, koha e kryerjes së tyre, kushtet lehtësuese, strukturat përgjegjëse për vjeljen e detyrimeve dhe agjentët tatimorë.

1.1 Tatim i thjeshtuar mbi fitimin e biznesit të vogël

Çdo subjekt, i cili kryen një biznes, me anë të të cilit realizohet gjatë vitit fiskal qarkullim më i vogël ose i barabartë me 8,000,000 (tetë milionë) lekë, i nënshtrohet detyrimit të pagesës së tatimit të thjeshtuar mbi fitimin për biznesin e vogël.

Baza e taksës/tatimi: Këstet e parapagimit të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin, për vitin vijues, për tatimpaguesit me qarkullim vjetor nga 5 (pesë) deri në 8 (tetë) milionë lekë, llogariten në bazë të të dhënave të deklaratës tatimore të një viti më parë. Forma dhe përmbajtja e deklaratës tatimore vjetore përcaktohen me udhëzim të Ministrit të Financave.

Niveli i tatimit: Nivelet e tatimit të thjeshtuar mbi fitimin për biznesin e vogël paraqiten si më poshtë:

Tabela 1: Nivelet e tatimit të thjeshtuar mbi fitimin për biznesin e vogël

1.1 Shkalla Tatimore Njësia Niveli ligjor i Tatimit
NjA Fushë-Arrëz NjA të tjera
A Me qarkullim vjetor nga 0  – 5,000,000 lekë lekë/vit 0 0
B Me qarkullim vjetor nga 5,000,001 – 8,000,000 lekë lekë/vit 5%  e fitimit 5%  e fitimit

Mënyra e pagesës: Tatimpaguesi parapaguan, në llogarinë e organeve tatimore ose në Postën Shqiptare, këstet tremujore të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin, të biznesit të vogël, brenda datës 20 prill, për muajt: janar, shkurt e mars; brenda datës 20 korrik, për muajt: prill, maj dhe qershor; brenda datës 20 tetor, për muajt: korrik, gusht dhe shtator; dhe brenda datës 20 dhjetor, për muajt: tetor, nëntor dhe dhjetor.

Strukturat përgjegjëse për vjeljen e taksës/tatimit: Drejtoria Rajonale Tatimore, në rolin e agjentit tatimor, është e ngarkuar me vlerësimin, mbledhjen, kontrollin, arkëtimin dhe transferimin në llogaritë e buxhetit të qeverisjes vendore të të ardhurave nga tatimi i thjeshtuar mbi fitimin e biznesit të vogël.

Për këtë shërbim Drejtoria Rajonale e Tatimeve Shkodër përfiton një komision prej 1% të të ardhurave të mbledhura.

 

 

1.2 Taksa mbi pasurinë  e paluajtshme

Taksës mbi pasurinë e paluajtshme i nënshtrohen të gjithë personat fizikë ose juridikë, vendas ose të huaj, pronarë apo përdorues të pasurive të mësipërme, në territorin e Republikës së Shqipërisë, pavarësisht nga niveli i shfrytëzimit të këtyre pasurive. Bëjnë përjashtim rastet kur në ligj parashikohet ndryshe. Detyrimin për taksën mbi pasurinë e paluajtshme e ka, sipas rastit, pronari ose bashkëpronari, sipas pjesës që zotëron, apo përdoruesi i pasurisë së paluajtshme, për pasuritë që nuk janë të pajisura me dokumente pronësie.

Në taksat mbi pasurinë e paluajtshme përfshihen:

  • Taksa mbi Tokën Bujqësore
  • Taksa mbi Pronen (Ndertesa)
  • Taksa mbi Truallin

Në rast të mungesës së dokumentacionit të pronësisë (Prone, Tokë Bujqësore, Truall) përdoruesi i pasurisë bën një vetë deklarim të sipërfaqes pranë bashkisë. Bashkia nëpërmjet komisionit të ngritur mund të vlerësojë sipërfaqen e taksueshme.

1.2.1 Taksa mbi Pronën (Ndërtesa)

A.BAZA E TAKSËS

Në zbatim të ligjit nr. 106, datë 30.11.2017 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar, ku sipas nenit 6 të tij është shtuar neni 22/1 ‘Baza e Taksës dhe shprehet : – “ Baza e taksës nbi ndërtesat është vlera e ndërtesës, që llogaritet në përputhje me metodologjinë dhe proçedurat e përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave. Këshilli Ministrave, në bazë të vjetërsisë së ndërtesës, mund të specifikojë nënkategori përkatëse” dhe konkretisht sipas VKM nr. 132, datë 7.3.2018, neni 2 të tij.Vlera e pasurisë së paluajtëshme ndërtesë/njësi pronësore e njohur me dokumenta ligjore, ose vlera e përcaktuar me një nga metodat e përcaktuara në metodologjinë e miratuar, vlera e pasurisë llogaritet si shumëzim i çmimit për metër katror me sipërfaqen ndërtesë/njësi pronësore;

 

Përcaktimi vlerës së taksueshme të pasurisë së paluajtëshme “ndërtesa”, ( në zbatim të

nenit 2 të VKM nr. 132/2018)  është:

 

  1. Përcaktimi i çmimit vlerësues dhe i sipërfaqes së ndërtesës/njësi pronësore, të bëhet sipas nenit 2, pika 1 të VKM nr. 132/2018;

 

  1. Vlera e pasurisë së paluajtëshme “ndërtesë”, referuar verifikimeve në terren, të bëhet sipas nenit 2, pika 2 të VKM nr. 132/2018;

 

 

  1. Nëndarja zonale/nënzonale brenda territorit të vetëqeverisjes venodre, të bëhet sipas nenit 2, pika 3 e VKM nr. 132.2018, si më poshtë:

 

  1. Niveli shkallës së taksës për banesat për qëllime banimi në hapsirën territoriale Bashkia Fushë-Arrëz referuar aneksit 1, e çmimit referues të shitblerjes së ndërtesave që përdoren për qëllime banimi Bashkia Fushë-Arrë që është 7.500 lek/m2 sipërfaqe shfrytëzimi;
  2. Në zbatim të aneksit 2, shkronja “dh” të VKM nr. 132, datë 7.3.2018, për Njësitë Administrative Qafë-Mali, Blerim, Iballë, Fierz ( bashkuar njësive të vetëqeverisjes vendore Bashkia Fushë-Arrëz, sipas ligjit 115/2014 ), çmimi për metër katror sipërfaqe ndërtimi, të destinuar për banim reduktohet 35 % krahasuar me qytetin Fushë-Arrëz;
  3. Për ndërtesat e privatizuara sipas ligjit nr. 7652, datë 23.12.1992, “Për privatizimin e banesave shtetërore”, të ndryshuar, çmimi për m2 është 70 % e çmimit sipas zonave të tabelës, vetëm në rastin e shitjes së parë.
  4. Vlera e pasurisë së paluajtëshme për ndërtesat e papërfunduara në shkelje të afatit të lejes së ndërtimit, të bëhet sipas nenit 2, pika 4 e VKM nr. 132/2018.
  5. Përcaktimi i çmimit vlersues dhe i sipërfaqes së ndërtesës/njësi pronësore mbështet në :

1.1 Vetëdeklarimi

1.2 Përcaktimi i çmimit të vlerësuar dhe i sipërfaqes, bazuar në regjistrin e pasurive të paluajtëshme të mbajtur nga ZVRPP

1.3 Përcaktimi i çmimit të vlerësuar sipas çmimeve mesatare të shitblerjes së ndërtesave/njësi pronësore (aneksi 1.VKM 132/2018).

 

  1. Shkalla e Taksës:

 

Shkalla e taksës mbi ndërtesat, e cila aplikohet si përqindje e bazës së taksës, në zbatim të ligjit nr. 106, datë 30.12.2017, neni 6, për një shtesë në nenin 22 e konkretisht neni 22/2 të VKM nr. 132/2018, neni 2, pika 5, për efekt të përllogaritjes së taksës për ndërtesn/njësi pronësore, baza e taksës është si më poshtë:

 

  1. 0,05 % për ndërtesën që përdoret, shfrytëzohet për banim;
  2. 0,2 % për ndërtesën që përdoret, shrytëzohet për veprimtari ekonomike;
  3. 30 % e shkallës së taksës përkatëse për të gjithë sipërfaqen ndërtimore, për të cilën zhvilluesi është pajisur me leje ndërtimi dhe nuk ka arritur ta përfundojë atë sipas afatit të përcaktuar në aktin e miratimit të kërkesës për leje ndërtimi.

 

Tabela 2:  Taksa mbi Pronen Për qellime banimi referuar aneksit 1 dhe 2 të VKM nr. 132 datë 07.03.2018 që do të përdoren për llogaritjen e vleres së pasurisë sipas Njesive Administrative.

Nr. Bashkia Fushë-Arrëz Çmimi referues   lekë.m/2
1. Njësia Administrative Fushë-Arrëz 7 500
2. Njësia Administrative Qafë-Mali 4 875
3. Njësia Administrative Blerim 4 875
4. Njësia Administrative Fierzë 4 875
5. Njësia Administrative Iballë 4 875

 

Tabela 2.1:  Taksa mbi Pronen Vlera e taksës për m2 ndërtesë që përdoret për qëllime banimi e llogaritur sipas metodologjisë së përcaktuar në VKM nr. 132 datë 07.03.2018  referuar aneksit 1 dhe 2.

 

 

  • Shkalla e taksës 0.05 %
Nr. Bashkia Fushë-Arrëz Çmimi referues   lekë.m/2 Taksa për m2 sipas VKM Sipas VKB reduktohet -30%
1. Njësia Administrative Fushë-Arrëz 7 500 3.75 2.63
2. Njësia Administrative Qafë-Mali 4 875 2.44 1.71
3. Njësia Administrative Blerim 4 875 2.44 1.71
4. Njësia Administrative Fierzë 4 875 2.44 1.71
5. Njësia Administrative Iballë 4 875 2.44 1.71

 

Gjatë verifikimeve në terren nëse nuk sigurohet informalioni lidhur me sipërfaqen e ndërtesave të identifikuara , njësitë e vetëqeverisjes vendore  bëjnë vlerësimin e ndërtesës /njësitë pronësore mbisipërfaqen e verifikuar në terren, s më poshtë:

Sipërfaqja e prezumuar nëse identivikohet ekzistenca, por nuk arrihet të përcaktohet sipërfaqja e ndërtesës .Njesitë pornësore , përdoren vlerat referuese  për sipërfaqen e verifikuar në terren, si më poshtë:

  • 100 metër katror sipërfaqe për njësi pronësore, për ndërtesa banimi.
  • 70 metër katror sipërfaqe për njësi pronësore, për ndërtesat për banim, të privatizuara me ligjin nr.7652 datë 23.12.1992 “Për privatizimin e banesave shtetërore” i ndryshuar.

Tabela 2.1.2:  Taksa mbi Pronen Vlera e taksës për m2 ndërtesë që përdoret për veprimtari ekonomike e llogaritur sipas metodologjisë së përcaktuar në VKM nr. 132 datë 07.03.2018 referuar aneksit 1 dhe 2

  • Shkalla e taksës 0.2 % Veprimtari Ekonomike
NJËSIA ADMINISTRATIVE FUSHË-ARRËZ
Nr. Lloji i Veprimtarisë Niveli i cmimit referues Çmimi referues lekë/ m2 Shkalla taksës në  % Niveli i taksës lekë/ m2
1. Njësi tregtimi dhe shërbimi 150% e çmimit të banesave 11 250 0.2 22.5
2. Për Parkime të mbuluara dhe bodrume 70% e çmimit të banesave 5 250 0.2 10.5
3. Për parkime të hapura 30% e çmimit të banesave 2 250 0.2 4.5
4. Për veprimtari industriale 50% e çmimit të banesave 3 750 0.2 7.5
5. Për veprimtari bujqësore dhe blegtorale 30% e çmimit të banesave 2 250 0.2 4.5

 

 

  • Shkalla e taksës 0.2 %                                       Veprimtari Ekonomike
NJËSIA ADMINISTRATIVE Qafë-Mali,  Blerim,  Fierz dhe Iballë
Nr. Lloji i Veprimtarisë Niveli i cmimit referues Çmimi referues lekë/ m2 Shkalla taksës në  % Niveli i taksës lekë/ m2
1. Njësi tregtimi dhe shërbimi 150% e çmimit të banesave 4 875 0.2 14.63
2. Për Parkime të mbuluara dhe bodrume 70% e çmimit të banesave 3 413 0.2 6.83
3. Për parkime të hapura 30% e çmimit të banesave 1 462.5 0.2 2.93
4. Për veprimtari industriale 50% e çmimit të banesave 2 437.5 0.2 4.88
5. Për veprimtari bujqësore dhe blegtorale 30% e çmimit të banesave 1 462 0.2 2.93

Mënyrat e Pagesës:

           Per Bizneset

  1. Detyrimi për taksën mbi ndërtesën është vjetor.
  2. Për të gjitha kategoritë ky detyrim do te paguhet me 1 (një) këst.
  3. Afati i pagesës është 20 prill.
  4. Afati pagesës për detyrimet e lindura pas datës 20 prill është 30 ditë pas lindjes së detyrimit.

Likujdimi do të bëhet pranë degës së Raiffesen Bank,

Për Familjarët likujdim të mejehershem , ose të ndarë në muaj me faturë uji pijshem, kur agjent është NUK-ja.

Për Biznesin e madh likujdim është gjithë vjetor deri me 30 dhjetor të viti ushtrimor.

Përjashtohen nga Taksa mbi ndërtesat ( Referuar ligji nr.106, datë 30.12.2017, neni 5 të tij, neni 22 në ligjin 9632, datë 30.10.2006 “Për sistemin e taksave vendore ” me ndryshime, ndryshon në piken 6 të tij si vijon:

  1. Pronat e shtetit dhe të njësive të qeverisjes vendore, që përdoren për qëllime jofitimprurëse.
  2. Pasuritë në pronësi të shtetit, të kaluara me VKM, nën administrimin e shoqerive publike shtetërore.
  3. Ndërtesat e banimit ,që shfrytëzohen nga qeramarrësit me qera të paliberalizuara
  4. Banesat sociale në pronësi të bashkive
  5. Pasuritë e paluajtshme-ndërtesa, pronë e subjekteve juridike ose fizike, që ne bazë të marrëveshjeve me bashkitë përoren nga këto të fundit si banesa sociale:
  6. Ndërtesat që përdoren nga komunitete fetare, në funksion të veprimtarisë së tyre;
  7. Përjashtohen nga pagesa e kësaj takse investimet e kryera për ndërtimin e strukturave akomoduese “Hotel/Resort me pesë yje, status special”, sipas përcaktimit në legjislacionin të fushës së turizmit dhe që janë mbajtës të një marke tregtare të regjistruar dhe njohur ndërkombëtarisht “brand name.”
  8. Ndërtesat e banimit të kryefamiljarëve që përfitojnë pension pleqërie ose pension social,që janë me banim në fshat ose në qytet, kur familja përbehet vetem nga pensionistët;
  9. Ndërtesat e banimit të kryefamiljarëve që trajtohen me ndihmë ekonomike;
  10. Ndërtesat kulturore, nën mbrojtje të përkoshme ose të përhershme,për kohën në të cilen deklarohet mbrojtja , sipas legjislacionit në fuqi për monumentet e kulturës ose trashëgimisë kulturore.

 

-Struktura përgjegjëse për vjeljen e taksës.

Është Ndërmarrja e Ujësjëllës Kanalizimeve, dhe Zyra e Tatim-Taksave , Bashkia Fushë-Arrëz.

1.2.2  Taksa mbi tokën bujqësore

Përkufizimi: “tokë bujqësore” është toka e përcaktuar si e tillë në regjistrin e zyrave të regjistrimit të pasurisë.

Baza e taksës: Është sipërfaqja e tokës bujqësore, në hektar, në pronësi apo në përdorim të taksapaguesit. Sipërfaqja e tokës përcaktohet mbi bazën e dokumenteve të pronësisë, formularit nr. 6, aktit të pronësisë, certifikatës së regjistrimit të tokës.

Niveli i taksës mbi tokën bujqësore paraqitet si më poshtë:

Tabela 2: Niveli i taksës mbi tokën bujqësore

Kategoritë mesatare të tokës  bujqësore Njësia Niveli i taksës mbi tokën bujqësore
Sipas ligjit NjA Fushë-Arrëz NjA të tjera
VII – X lekë/ha/vit 700 700 500

Shënim : Klasifikimi sipas kategorive të tokës bujqësore behet nga strukturat e Ministrisë së Bujqësisë.

 

Detyrimi për pagesë: Detyrimi për taksën mbi tokën bujqësore është vjetor. Niveli i taksës caktohet në lekë për hektar. Detyrimi i taksës llogaritet si shumëzim i nivelit me bazën e tatushme.

  1. Përjashtime: Përjashtohen nga pagesa e taksës bujqësore[1]:
  2. Tokat bujqësore, që mbillen me kultura drufrutore dhe vreshtari për pesë vitet e para nga çasti i mbjelljes.
  3. Mënyrat e Pagesës:
  4. Detyrimi për taksën mbi ndërtesën është vjetor.
  5. Për të gjitha kategoritë ky detyrim do te paguhet me 1 (një) këst.
  6. Afati i pagesës është 20 prill.
  7. Afati pagesës për detyrimet e lindura pas datës 20 prill është 30 ditë pas lindjes së detyrimit.
  8. Strukturat përgjegjëse për vjeljet e taksës:
  1. Strukturat e ngarkuara për vjeljen e taksës mbi ndërtesat për të gjitha kategoritë është Zyra e Tatim-Taksave pranë Bashkisë Fushë-Arrëz.
  2. Për njësitë administrative mbledhja e kësaj takse do të bëhet nga specialisti i ngarkuar në bashkëpunim me Zyra e Tatim-Taksave pranë Bashkisë Fushë-Arrëz.
  3. Ngarkohet Sektori i Pronave dhe Hartografisë për përcaktimin e sipërfaqes në pronësi sipas personave duke pasqyruar dhe ndryshimet e herëpashershme.
  4. Klasifikimi sipas kategorive të tokës bujqësore bëhet nga strukturat e MBZHRAU.

1.2.3  Taksa mbi truallin

Përkufizimi: Truall është një sipërfaqe toke, jo-bujqësore, që ndodhet brenda vijës kufizuese të ndërtimit, e përcaktuar nëpërmjet dokumenteve ligjore të planifikimit, e miratuar për të ndërtuar mbi të.

Baza e taksës: Është sipërfaqja e truallit, në metër katror, në pronësi apo përdorim të taksapaguesit.

 

Niveli i taksës mbi truallin paraqitet si më poshtë:

Tabela 3: Niveli i taksës mbi truallin

Taksa mbi truallin Njësia Niveli i taksës mbi truallin
Sipas ligjit Të gjitha NjA
Për qëllime banimi nga individët lekë/m²/vit 0.14 0.14
Për qëllime biznesi lekë/m²/vit 12 12

 

Strukturat përgjegjëse për vjeljen e taksave të Pasurisë së Palujtshme (  Ndërtesës, Tokës Bujqësore dhe Truallit ):

 

  • Detyrimi për pagesë: llogaritet nga Zyra e Tatim Taksave  për familjarët dhe shlyhet në Ndërmarrjen e  Ujësjellës Kanalizime sh.a. Fushë-Arrëz, në cilësinë e agjentit tatimor duke arketuar 100 % te vlerës në Llogarinë e Bashkisë.
  • Detyrimi për biznesin dhe institutcionet llogaritet nga Zyra e Tatim Taksave në Bashkinë  Fushë-Arrëz , dhe shlyhet pranë çdo banke të nivelit të dytë.

 

 

  1. Mënyrat e Pagesës:
  2. Detyrimi për taksen mbi truallin është vjetor.
  3. Për të gjitha kategoritë ky detyrim do te paguhet me 1 (një) këst.

 

 

 

 

 

 

 

1.3. Taksa e fjetjes në hotel

Përkufizimi: Strukturat akomoduese do të përfshijnë kategoritë si më poshtë: a)“Bujtinë”; b)“Fjetinë” (Hostel); c)“Kamping”; ç)“Hotel”; d)“Motel”; dh)“Resort”; e)“Qendër kurative”; ë)“Fjetje dhe mëngjes” (B&B).

Secila kategori e strukturave akomoduese klasifikohet me sistem të veçantë, e shoqëruar me shenjat dalluese përkatëse, sipas përcaktimit të mëposhtëm: “Bujtinë” Standard, “Fjetinë” Standard, Komfort; “Kamping” Standard, “Hotel” dy yje, tre yje, katër yje, pesë yje; “Motel” Standard, Komfort, Superior; “Resort” tre yje, katër yje, pesë yje; “Qendër kurative” dy yje, tre yje, katër yje, pesë yje; “Fjetje dhe mëngjes” (B&B) Standard, Komfort, Superior.

Baza e taksës: Është numri i netëve të qëndruara në hotel për person.

Niveli i taksës së fjetjes në hotel paraqitet si më poshtë:

Tabela 4: Taksa e fjetjes në  hotel

Taksa e fjetjes në hotel Njësia Niveli i taksës së fjetjes në hotel
Hotel 4-5 yje lekë/natë qëndrimi/për person 105
Bujtinë, fjetinë, motel dhe çdo njësi tjetër akomoduese, sipas përcaktimeve të ligjit për turizmin lekë/natë qëndrimi/për person 35

Detyrimi dhe këstet e pagimit: Detyrimi për taksën llogaritet si shumëzim i nivelit të taksës së vendosur nga bashkia, për natë qëndrimi, me numrin e netëve të qëndrimit në hotel.

  1. Mënyrat e Pagesës:
  1. Detyrimi për taksën i takon klientit që strehohet në hotel, detyrim i cili mbahet nga hoteli për llogari të bashkisë, në territorin e së cilës ndodhet hoteli. Në faturën e hotelit shënohet çmimi i fjetjes dhe mbi të vlera e taksës.
  2. Detyrimi derdhet për bashkinë brenda datës 5 të muajit pasardhës nga subjekti përkatës.
  1. Strukturat përgjegjëse për vjeljet e taksës:
  1. Strukturat e ngarkuara për vjeljen e taksës së fjetjes në hotel për të gjitha kategoritë është  Zyra e Tatim-Taksave pranë Bashkisë Fushë-Arrëz.

1.4 Taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja

Baza e taksës: Baza e taksës është vlera në lekë e investimit të ri që kërkohet të kryhet ose vlera në lekë e çmimit të shitjes për metër katror të investimit të ri. Klasifikimi si investim i ri përcaktohet në përputhje me legjislacionin në fuqi për dhënien e lejes së ndërtimit.

Niveli i taksës së ndikimit në infrastrukturë sipas kategorive dhe nënkategorive për klasifikimin e investimeve, është si më poshtë:

 

 

Tabela 5: Niveli i taksës së ndikimit në infrastrukturë.

Nr. Llojet e ndërtimeve dhe investimeve Niveli i taksës së ndikimit në infrastrukturë
Sipas ligjit Te gjitha NjA
Në % të çmimit të shitjes për m2 Në % të çmimit të shitjes për m2
1. Për leje ndërtimi për qëllime banimi apo njësi shërbimi nga shoqëritë e ndërtimit, të cilat nuk destinohen për përdorim në sektorin e turizmit, industrisë apo përdorim publik. 4-8% të çmimit të shitjes 4% të çmimit të shitjes
2. Në rastin e ndërtimeve të ndryshme nga ato të përcaktuara në piken 1, më lart. 1-3% të vlerës së investimit 2% të vlerës së investimit
3. Leje ndërtimi për projektet e infrastrukturës, për ndërtimin e rrugëve kombëtare, të porteve, aeroporteve, tuneleve, digave, ndërtimit të infrastrukturës në energji, përfshirë makineritë dhe pajisjet për këto projekte. 0.1%  të vlerës së investimit por jo më pak se kostoja e rehabilitimit të infrastrukturës së dëmtuar kur kjo kosto nuk është përfshirë në preventivin e investimit. 0.1%
4. Për ndërtesat, të cilat janë në proces legalizimi. 0.5% 0.5%

Detyrimi për pagesën e taksës:

  1. Detyrimi për taksën i takon investitorit. Të ardhurat nga taksa për çdo rast mblidhen nga organi që lëshon lejen e ndërtimit dhe arkëtohen për çdo rast për llogari të bashkisë që mbulon territorin ku do të kryhet investimi.

Strukturat përgjegjëse për vjeljet e taksës:

Struktura e ngarkuar për llogaritjen e pagesës së taksës së ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja është Zyra e Planifikimit të Territorit, e cila përcjell informacionin tek Zyra e Tatim Taksave. Të gjitha subjektet ndërtuese do të tërheqin lejen e ndërtimit pranë Bashkisë Fushë-Arrëz, vetëm pasi të kenë paguar taksën e ndikimit në infrastrukturë.

Struktura e ngarkuar për vjeljen e taksës është Zyra e Tatim Taksave pranë Bashkisë Fushë-Arrëz.

Sipa ligjit 106/2017,  Neni 7. Përjashtohen nga pagesa e kësaj takse investimet e kryera për ndërtimin e strukturave akomoduese “Hotel/Resort me pesë yje, status special”, sipas përcaktimit në legjislacionin e fushës së turizmit dhe që janë mbajtës të një marke tregtare të regjistruar dhe njohur ndërkombëtarisht “brand name”.”

1.5 Taksa mbi kalimin e të drejtës së pronësisë për pasuritë e paluajtshme

Baza e taksës mbi kalimin e së drejtës së pronësisë për ndërtesat është sipërfaqja e ndërtimit, pronësia e së cilës transferohet. Baza e taksës për kalimin e së drejtës së pronësisë për pasuritë e tjera të paluajtshme është vlera e shitjes së tyre. Niveli i taksës përcaktohet në përqindje dhe niveli tregues i taksës është 2%. Detyrimi tatimor llogaritet si shumëzim i nivelit të taksës me bazën e tij.

Niveli i taksës: Taksa mbi kalimin e së drejtës së pronësisë për pasuritë e paluajtshme vendoset në çastin e kalimit të së drejtës së pronësisë mbi to.

 

Tabela 6: Taksa mbi kalimin e së drejtës së pronësisë për pasuritë e paluajtshme

Kategoritë e ndërtesave Njësia Bashkia Fushë-Arrëz/NjA tjera
Ndërtesa banimi Lekë/m2 100
Ndërtesat e tjera për tregti dhe shërbime Lekë/m2 300
Ndërtesa të tjera Lekë/m2 200

Detyrimi për pagesën: Taksa paguhet nga personi, që kalon të drejtën e pronësisë mbi pasurinë e paluajtshme, para kryerjes së regjistrimit, në përputhje me aktet ligjore në fuqi.

Mënyra e mbledhjes: Agjenti tatimor për vjeljen e taksës mbi kalimin e së drejtës së pronësisë për pasuritë e paluajtshme është Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, e cila në rolin e agjentit të taksës përfiton 3% të shumës së arkëtuar dhe diferencën e derdh për llogari të buxhetit përkatës të bashkisë Fushë-Arrëz, jo më vonë se data 30 e muajit pasardhës.

Përjashtime nga pagimi i taksës mbi kalimin e së drejtës së pronësisë për pasuritë e paluajtshme :

  1. Përjashtohen nga pagimi i taksës mbi kalimin e së drejtës së pronësisë për pasuritë e paluajtshme:
  2. a) Enti Kombëtar i Banesave, Ministria e Financave dhe organet e qeverisjes qendrore e vendore; b) personat, të cilët janë subjekt i tatimit mbi të ardhurat vetjake, në mbështetje të ligjit nr. 8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”;
  3. c) subjektet, që dhurojnë pasuri të paluajtshme, kur përfitues të drejtpërdrejtë janë:
  4. i) institucionet dhe entet shtetërore e publike, qendrore e vendore;
  5. ii) bashkësitë fetare ose organizatat jofitimprurëse, kur dhurimi lidhet me atë pjesë të veprimtarisë së tyre pa qëllim fitimi. Në këto raste dhuruesi, pasi ka marrë vërtetimin nga këshilli bashkiak ose komunal për përjashtimin nga taksa, bën regjistrimin e pasurisë së paluajtshme të dhuruar. Në çastin e regjistrimit, dhuruesi paguan pjesën që i takon agjentit të taksave.
  6. Në rastet kur pranohet nga vetë palët ose kur vërtetohet ligjërisht simulim i dhurimit për llogari të një shitjeje, për shmangie nga taksa, zbatohen taksa sa dyfishi i vlerës, pavarësisht nga përgjegjësitë e tjera, sipas ligjeve në fuqi.

Strukturat përgjegjëse për vjeljen e taksës: Ngarkohet Zyra e Tatim-Taksave prane Bashkisë që të bëjë rakordimet e të ardhurave me ZVRPP.

1.6  Taksa vjetore e mjeteve të përdorura

Në zbatim të ligjit nr. 68/2017 datë 27.04.2017 “Për financat e vetëqeverisjes vendore”, neni 25 “Të ardhurat nga taksat e ndara”, pika 2 shkronja b, sipas VKM Nr.783, dt.10.11.2011 “Për proçedurat e ndarjes së të ardhurave të taksës vjetore të mjeteve të përdorura me njësitë e qeverisjes vendore”, ndryshuar me VKM  nr. 923, datë 29.12.2014:

Specifika mbi taksën

Nga shuma e përgjithshme e të ardhurave mujore të arkëtuara nga taksa vjetore e mjeteve të përdorura njësia vendore, në rolin e përfituesit, përfiton 25 % të të ardhurave vjetore nga taksa vjetore e mjeteve të përdorura..

1.7 Të ardhura nga taksa e rentës minerare

  • Parashikuar ne Ligji nr.9975, datë 28.7.2008 “Për taksat kombëtare”, i ndryshuar ;

 

Baza e taksës: Janë burimet natyrore që nxjerr nga nëntoka çdo person fizik apo juridik, në çastin kur ai shet produktin. Çdo person fizik apo juridik, që është i licencuar dhe/ose vepron në industrinë minerare, sipas një marrëdhënieje kontraktuale me ministrin përgjegjës për ekonominë, duhet të paguajë rentë minerare për burimet natyrore që nxjerr nga nëntoka. Renta minerare llogaritet si detyrim mujor i subjektit taksapagues, në çastin kur ai shet produkte minerare.

Strukturat përgjegjëse për vjeljet e taksës:  Degët e doganave në rrethe ngarkohen për arkëtimin e kësaj rente, në rastin e eksportit të produkteve minerare, ndërsa degët e tatimeve ngarkohen për arkëtimin e kësaj rente, në rastin e shitjes së produkteve minerare brenda vendit, (5%) e të ardhurave të realizuara nga kjo taksë i kalon përkatësisht Bashkisë Fushë-Arrëz në llogarinë e degës së thesarit Pukë.

Shenim: Miniera e bakrit e kompanise Beralb, momentalisht eshte ne gjendje konservimi, deri ne nje afat te dyte ndersa në Njesine Administartive Iballe ka operator aktivt te Shfrytezimit të Kromit.

 

1.8 Taksa e tabelës

Baza e taksës: Taksa e tabelës aplikohet për të gjitha subjektet që duhet të vendosin emërtimin e subjektit në pamjen ballore të njësisë ku zhvillojnë veprimtarinë, në hapësira të tjera publike të lejuara ose private, qofshin këto të lëvizshme ose të palëvizshme dhe që shërbejnë për qëllime identifikimi.

Vendosja e tabelës për qëllim identifikimi është detyrim për të gjithë subjektet, me përjashtim të ambulantëve. Zyra e  Kontrollit dhe Zhvillimit të Territorit harton planin për vendosjen e mundshme të tabelave për qëllime reklamimi, të thjeshta dhe elektronike.

 

 

 

 

Tabela 8: Taksa e Tabelës

Aneksi 7.
Nr. Llojet e Tabelave Nj./Matëse                              Bashkia Fushë-Arrëz                

                            

                             Çmimi
1 Taksë tabele per qëëlime indentifikimi, të trupëzuara ose jo, brenda territorit ,ku zhvillohet veprmtaria      
  e biznesit dhe që nuk përdoret për të reklamuar veprimtaritë e të tretëve( ku shënohet emri dhe ose aktiviteti I biznesit  
a. deri në 2 m2 lekë/m2/vit 0
b. mbi  2m2 deri  10m2
e thjeshte (pa ndricim) lekë/m2/vit 7000
  me ndricim të thjeshtë lekë/m2/vit 11500
elektronike lekë/m2/vit 15000
c. mbi  10m2 deri  20m2 lekë/m2/vit
  e thjeshte (pa ndricim) lekë/m2/vit 5950
  me ndricim të thjeshtë lekë/m2/vit 9775
  elektronike lekë/m2/vit 12750
ç. mbi  20m2 deri  40m2 lekë/m2/vit
  e thjeshte (pa ndricim) lekë/m2/vit 3850
  me ndricim të thjeshtë lekë/m2/vit 6325
  elektronike lekë/m2/vit 8250
d. mbi   40m2 lekë/m2/vit
  e thjeshte (pa ndricim) lekë/m2/vit 2800
  me ndricim të thjeshtë lekë/m2/vit 4600
  elektronike lekë/m2/vit 6000
2 Tabela për qëllime indentifikimi jashtë territorit ku zhvillohet veprimtaria e biznesit në formën
  dhe përmasat e tabelave për orientim
  Tabela identifikuese lekë/m2/vit 120
3 Tabele për qëllime reklamimi e levizshme
  e palëvizshme deri në tavanin max.35m2
  e thjeshte (me/pa ndricim) lekë/m2/vit 13500
  elektronike lekë/m2/vit 27000
4 Tabela në funksion të ekspozitave të ndryshme të hapura,panaire, spektakle, stenda reklamuese banderola etj.
  të të gjitha llojeve e përmasave lekë/m2/ditë 1000

 

 

 

 

Mënyra përllogaritjes.

(Në llogaritjen e taksës për tabelat më të mëdha se 10 m2, shumës së taksës së llogaritur për sipërfaqen deri 10 m2 do ti shtohet shuma e taksës së llogaritur për diferencën e sipërfaqes mbi 10 m2 të shumëzuar me tarifën përkatëse të taksës. P.Sh., një tabelë të thjeshtë 15 m2, shuma e taksës vjetore do të llogaritet: (10m2 * 15,000 lekë) + (5m2 * 12,750 lek) = 150,000 + 63,750 = 213,750 lekë/vit, ose 17,812 lek/muaj). E njëjta llogjikë llogaritje do të jetë edhe për sipërfaqet e tabelave mbi 20 m2 dhe mbi 40 m2.

Për subjektet taksapaguese që vendosin më shumë se një tabelë identifikuese, vetëm njëra nga dy tabelat identifikuese do të konsiderohet si e tillë, kurse tabela tjetër do të konsiderohet si reklamë. Çdo tabelë që kalon sipërfaqen 35 m2, do të konsiderohet sikur është 35 m2 dhe shuma e taksës llogaritet dhe paguhet vetëm për këtë sipërfaqe, pavarësisht madhësisë së saj në m2.

Në kategorinë e reklamës kuptojmë çdo publicitet, formë promovimi që shërben për të njoftuar, tërhequr vëmendjen ose joshur blerësit, të vendosur në pamje joballore, në tarraca, lozhë, ballkone, në pjesë të rrugës, shtylla etj. që kanë përmbajtje me qëllime reklamimi për vete ose të tretët.)

 

Detyrimi dhe këstet e pagesës: Detyrimi për taksën e tabelës për Kategorinë 1 dhe 2 është vjetor.

  • Për “Kategorinë 1” për subjektet ekzistuese detyrimi paguhet brenda datës 20 prill të vitit fiskal. Për subjektet që duan të identifikohen me tabelë të re pas datës 20 prill, detyrimi llogaritet dhe paguhet menjëherë për periudhën nga deklarimi.
  • Për subjektet e reja detyrimi tatimor do të llogaritet që nga muaji korrent që subjekti regjistrohet pranë QKR-së dhe paguhet menjëherë. Taksa e tabelës për qëllime identifikimi paguhet për çdo njësi ku subjekti zhvillon aktivitetin nga muaji korrent që regjistrohet pranë QKR.
  • Në rastin e më shumë se një tabele, pavarësisht nga vendndodhja, vetëm njëra do të konsiderohet si tabelë me qëllime identifikuese, ndërsa tabelat e tjera do të konsiderohen si tabela me qëllime reklamuese.
  • Për “kategorinë 2” për subjektet ekzistuese detyrimi paguhet brenda datës 20 prill të vitit fiskal. Për subjektet e reja detyrimi llogaritet dhe paguhet menjëherë sipas periudhës së përcaktuar në kontratën e nënshkruar me strukturat përkatëse të Bashkisë Fushë-Arrëz .
  • Për “kategorinë 3” detyrimi llogaritet sipas ditëve të përcaktuara në lejen përkatëse të lëshuar nga strukturat përkatëse të Bashkisë Fushë-Arrëz dhe paguhet menjëherë.
  • Për “kategorinë 4” detyrimi llogaritet sipas ditëve të përcaktuara në lejen përkatëse të lëshuar nga strukturat përkatëse të Bashkisë Fushë-Arrëz dhe paguhet menjëherë.
  • Nëse për tabelën nuk disponohen te dhëna për përmasën e saj,  madhësia e sipërfaqes së tatueshme, do të behet nga një komision i veçantë i përbërë nga specialistë të Zyrë se  Planifikimt dhe  Zhvillimit të Territorit.

Strukturat përgjegjëse për vjeljet e taksës:

  1. Struktura e ngarkuar për vjeljen e kësaj takse është Zyra e Tatim-Taksave pranë Bashkisë Fushë-Arrëz.

 

  1. Tabelë për qëllime reklamimi, të thjeshta dhe elektronike (për Kategorinë 2 dhe 3): Zyra e Planifikimit të Zhvillimit të Territorit ngarkohet për shqyrtimin e kërkesës nga ana e subjektit, si dhe për hartimin e dokumentacionit të plotë të marrjes së lejes për vendosjen e reklamave dhe përcaktimin e  sipërfaqeve objekt taksimi. Kjo Zyre njofton në mënyrë periodike Zyren e Tatim-Taksave në lidhje me të gjitha ndryshimet në sipërfaqe (shtesa apo pakësime) që janë objekt i kësaj takse.

 

Kapitulli 2: Tarifat vendore

Ky kapitull trajton tarifat vendore në mënyrë nominale duke u nisur nga elementët:

  • Llojit të shërbimit, baza e taksueshme, kategorizimet dhe nën kategorizimet, këstet e pagimit, koha e kryerjes së tyre, kushtet lehtësuese, strukturat përgjegjëse për vjeljen e detyrimeve dhe agjentët tatimorë.

2.1 Tarifa e pastrimit dhe largimit të mbeturinave

Përkufizimi: Tarifës së pastrimit i nënshtrohen të gjithë familjet, personat fizikë ose juridikë, vendas ose të huaj, që banojnë/janë rezidentë dhe ushtrojnë veprimtari ekonomike brenda territorit të Bashkisë Fushë-Arrëz dhe Njësive të saj Administrative.

Niveli i tarifës së pastrimit: Kategoritë, nënkategoritë dhe nivelet treguese janë të shprehura si më poshtë:

  • Familjet me dy nënkategori:
    1. Familjet në ndihmë ekonomike
    2. Familjet të tjera
  • Subjektet private me dy nënkategori
    1. Subjektet fizike
    2. Subjektet juridik
  • Institucionet

Nivelet e shpreura me anë të tabelave.

 

Tabela 9: Tarifa e pastrimit dhe largimit të mbeturinave për familjet.

Nr. Kategoritë: FAMILJET Niveli i Tarifës
Lekë/vit
I.1 Njësia Administrative Fushë-Arrëz/NjA te Tjera 700
I.2 Njësia  Administrative  Fushë-Arrëz me Nd/Ekonomike 500

Lehtësimet:

Për familjet në qytet që trajtohen me ndihmë ekonomike masa e tarifës është 500 lekë/vit.

 

 

Tabela 10: Tarifë pastrimi për institucione.

II Tarifë pastrimi për institucione Niveli i Tarifës Lekë/vit
2.1 OST, Qendrat Shendetsore,  KESH sh.a , OSHEE , Nënstacionet Elektrike . 50.000
2.2 . Qendra Sociale, 10.000
2.3 Posta e Policisë,  Ndermarrja e Rrugeve Nacionale . Te gjitha institutcionet e tjera. 15.000

Tabela 11: Tarifa e pastrimit dhe largimit të mbeturinave për bizneset.

III BIZNESI I VOGËL Niveli i Tarifës Lekë/vit
3.1 Shitje me pakicë e shumicë 6.500
3.2 Prodhim 4.800
3.3 Shërbime 6.500
3.4 Ambulant 1.500
IV BIZNES I MADH Niveli i Tarifës Lekë/vit
4.1 Lojëra Fati, Bingo, Lloto 7,000
4.2 Njësi Shërbimi (Bankat, Agjensi  Këmbimi Valute, Agjensi Turistike, Degët/Filialet e Kompanive Celulare dhe alb-telekom,posta shqipatare  etj.) 30,000
4.3 Punime duralumini, metalesh, druri, dhe biznesi madh 40,000
4.4 Prodhime ushqimore, buke, ëmbëlsira, mishi, peshku, bulmeti . 40,000
4.5 Prodhim,Subjekte sherbimi dhe tregtie. 50,000
4.6 Subjekte ndërtimi 50,000
4.7 Shërbime artizanale 30,000
4.8 Profesione të lira 20,000

 

 

 

Procedura e vjeljes: 

Kjo tarifë për të gjitha subjektet persona juridik/fizik vilet nga  Zyra e Tatim-Taksave e Bashkisë Fushë-Arrëz dhe Njësitë përbërëse Administrative.

Detyrimi për pagesën:          Detyrimi për tarifën e pastrimit është vjetor.

Detyrimi paguhet brenda datës 20 prill. Afati i pagesës për detyrimet e lindura pas datës 20 prill është 30 ditë pas lindjes së detyrimit. Për subjektet e reja detyrimi tatimor do të llogaritet për çdo njësi ku subjekti kryen aktivitet nga muaji korrent i regjistrimit pranë QKR.

Shënim : Ky shërbim ofrohet në Njesinë Administrative Fushë-Arrëz dhe në Njësnë

Administrative Qafë-Mali (Fshati Kryezi) pasi ky fshat është afër qendres urbane        Fushë-Arrëz. Ky shërbim nuk mundt te ofrohet në Njesitë Administrative të tjera pasi kemi mungese logjistike dhe infrastrukturore.

Përjashtime për kategoritë e ndryshme:

 

Tabela 12: Përjashtimet për individët dhe familjet nga tarifa e pastrimit

Përjashtime Niveli
1 Invalidët e punës, të verbëritë, të sëmurët paraplegjik dhe tetraplegjik (kryefamiljarë) pa persona madhorë në ngarkim (përveç bashkëshortit/bashkëshortes). 0 lekë
  1. Përjashtohen apo lehtësohen nga pagesa e tarifës së pastrimit (vetëm në rastet kur janë k/familjarë pensionistë pa persona madhorë në ngarkim mbi moshën 22 vjeç). Këto grupe duhet të dorëzojnë pranë Zyres se Tatim-Taksave dëshminë e gjendjes së tyre dhe më konkretisht:
  • Certifikatën familjare, statusin e invalidit të punës, statusin e të verbrit, librezën për paraplegjik e tetraplegjik, librezën e pensionit dhe vërtetimin nga Bashkia për përfituesit e ndihmës ekonomike.

Listat e përfituesve administrohen nga Zyra e Tatim-Taksave, që rivlerëson detyrimin dhe sipas rastit, dërgon informacionin për zbatim tek agjenti tatimor.

 

Strukturat përgjegjëse për vjeljet e tarifës:

Për Kategoria “Familjarët, struktura e ngarkuar për vjeljen e tarifës së pastrimit, është Ujësjellës Kanalizime sh.a. Fushë-Arrëz duke arkëtuara 100 % te vlerës nga tarifa në llogarinë e Bashkisë .

Kategoria “Institutcione” dhe “Biznese”, Struktura e ngarkuar për vjeljen e tarifës së pastrimit, është Zyra e Tatim Taksave

Masat administrative ne rast shkelje te rregullave per pastrimin dhe largimin e mbeturinave :

Në mbështetje të: Ligjit Nr.8094, datë 21.3.1996, ‘Per largimin e mbeturinave”, Neni 37 “Shkelja e dispozitave të këtij ligji, parashikuar në nenet 7, 11, 14, 15, 23, 24 dhe 27, keqpërdorimi, ndërrimi i destinacionit të kazanëve, koshave, stacioneve të betonuara të plehrave, hedhja e parregullt e plehrave dhe atyre voluminoze, hedhja e mbeturinave të rrezikshme e të dëmshme, parkimi i mjeteve para ose pranë pikave të mësipërme, mospastrimi i hapësirave publike dhe terreneve private, hedhja në territore, mospastrimi i vendeve përreth lokaleve ose pikave ambulante të shitjes, dënohen me gjobë nga 1,000 lekë deri në 5,000 lekë.

Strukturat përgjegjëse : Gjobat vendosen nga Pergjegjesi i Pastrim Gjelberimit te qytetit si dhe zyra e Planifikimit te Territorit, të Bashkisë.

  • Përjashtohen nga pagimi i gjobave vetëm rastet e parashikuara me ligj të veçantë.
  • Zbatimi i këtyre penaliteteve u ngarkohet Zyrës përkatëse sipas rregullores së brendshme.

2.2       Tarifa e ndriçimit

Përkufizimi: Tarifa e ndriçimit paguhet nga bizneset vendas ose të huaj, personat fizikë ose juridikë, vendas ose të huaj, që banojnë/janë rezidentë brenda territorit të Bashkisë Fushë-Arrëz.

Niveli tarifës së ndriçimit për Njësinë Fushë-Arrëz “Qytet”, (jo për Njësitë Administrative, për të cilat nuk aplikohet Taksë Ndriçimi, pasi nuk u kryhet ky shërbim), sipas kategorive taksapaguese është si më poshtë:

 

Tabela 13: Tarifë ndriçimi për familje

  Tarifë ndriçimi për familje Njësia Tarifa

Lekë/vit

I Familje NjA Fushë-Arrëz, (për familje) lekë/vit/familje 300
  Familje NjA Fushë-Arrëz, (për familje Nd/Ekonomike) lekë/vit/familje 300

Tabela 14: Tarifë ndriçimi për institucione

  Tarifë ndriçimi për institucione Njësia Tarifa

Lekë/vit

II Institucione shtetërore administrative, arsimore, kulturore, shëndetësore, sportive, etj. dhe ojf. lekë/vit/njësi 10,000

 

Tabela 15: Tarifë ndriçimi për biznesin

  Tarifë ndriçimi për biznesin Njësia Tarifa
III Biznesi i Vogël lekë/vit/njësi 1.000
IV Biznesi i Madh lekë/vit/njësi 15.000
V Degët e Kompanive të Sigurimeve, Llotove, Kabllori etj lekë/vit/njësi 2,000
VI Raiffeisen  Bank, Kompanitë Celulare për Filialet lekë/vit/njësi 15,000

 

 

 

Strukturat përgjegjëse për vjeljen e tarifës:

Për Kategoria I “Familjarët”, struktura e ngarkuar për vjeljen e tarifës së ndriçimit, është Zyra e Tatim-Taksave ne bashkëpunim me specialistet e njësive administrative.

Kategoria II “Institucione shtetërore administrative, arsimore, kulturore, shëndetësore, sportive dhe OJF” dhe Kategoria III. “Biznesi”, struktura e ngarkuar për vjeljen e tarifës së ndriçimit është  Zyra e Tatim-Taksave pranë Bashkisë Fushë-Arrëz.

 

Tabela 16: Përjashtime për kategoritë e ndryshme

Përjashtime Niveli
1 Invalidët e punës, të verbrit, të sëmurët paraplegjik dhe tetraplegjik (kryefamiljarë) pa persona madhorë në ngarkim (përveç bashkëshortit/bashkëshortes) 0 lekë

 

 

Në Kategorinë “Tarifë ndriçimi për familje” përjashtohen apo lehtësohen nga pagesa e tarifës së ndriçimit (vetëm në rastet kur janë familjarë pensionistë pa persona madhorë në ngarkim mbi moshën 22 vjeç, përveç bashkëshortit/bashkëshortes). Këto grupe duhet të dorëzojnë pranë Drejtorisë së të Ardhurave dëshminë e gjendjes së tyre dhe më konkretisht:

 

  • Certifikatën familjare, statusin e invalidit të punës, statusin e të verbrit, librezën për paraplegjik e tetraplegjik, librezën e pensionit dhe vërtetimin nga Bashkia për përfituesit e ndihmës ekonomike.

Listat e përfituesve administrohen nga Zyra e Tatim-Taksave , që rivlerëson detyrimin dhe sipas rastit, dërgon informacionin për zbatim tek agjenti tatimor.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

2.5 Tarifa të Zyrës  së Planifikimit të Zhvillimit të Territorit

Tarifat e Shqyrtimit të Praktikave për leje zhvillimi, ndërtimi, mirëmbajtje, certifikate përdorimi, akte kontrolli si detyrim ligjor i 107/2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit” si edhe VKM nr. 408 datë 13.05.2015 “Për miratimin e Rregullores së Zhvillimit të Territorit” me ndryshimet përkatëse, si edhe pas funksionimit të sistemit elektronik të e-lejeve, janë si më poshtë vijon:

Tabela 18: Tarifat e shërbimeve të Sektorit të Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit të Territorit

Nr. Shërbimi Vlera e Tarifës (lekë)
1. Tarifë për shqyrtim kërkesë Leje Zhvillimi. 5,000
2. Tarifë për shqyrtim Leje Ndërtimi për ndërtim të ri për sipërfaqe më të madhe se 250 m2 që në momentin e dorëzimit të kërkesës për leje. 10,000
3. Tarifë për shqyrtim Leje Ndërtimi për ndërtim të ri për sipërfaqe deri 250 m2 që në momentin e dorëzimit të kërkesës për leje. 5,000
4. Tarifë për shqyrtim Leje Ndërtimi për shtesë në ndërtim ekzistues për sip. më të madhe se 250 m2 që në momentin e dorëzimit të kërkesës për leje. 10,000
5. Tarifë për shqyrtim Leje Ndërtimi për shtese në ndërtim ekzistues për sip. deri 250 m2 që në momentin e dorëzimit të kërkesës për leje. 5,000
6. Tarifë për shqyrtim Leje Ndërtimi për prishje ndërtimi ekzistues. 10,000
7. Tarifë për shqyrtim kërkesë për mirëmbajtje të zakonshme, në momentin e aplikimit 2,000
8. Tarifë për shqyrtim Leje Ndërtimi për rikonstruksion pa ndryshim funksioni, që në momentin e dorëzimit të kërkesës për leje. 10,000
9. Tarifë për shqyrtim Leje Ndërtimi për rikonstruksion me ndryshim funksioni që në momentin e dorëzimit të kërkesës për leje. 10,000
10. Tarifë për shqyrtim Deklaratë paraprake punimesh që në momentin e dorëzimit të kërkesës për pajisje me deklaratë. 5,000
11. Tarifë për shqyrtim Leje për Shtyrjen e afatit të lejes. 5,000
12. Tarifë për Leje për ndryshimin e projektit gjatë ndërtimit. 5,000
13. Tarifë për shqyrtim Leje për ndryshimin e funksionit/aktiviteteve. 5,000
14. Tarifë për Ndryshimin e Subjektit Zhvillues, Ndërtues dhe/ose funksioneve/aktiviteteve të njësisë individuale. 5,000
15. Tarife për Njoftim fillim punimesh. 0
16 Tarifë për shkrese përcjellëse (Aluizni, ZRPP, AKKP etj.). 500
17. Shqyrtim për pajisje me certifikate përdorimi. 10’000
18. Tarifë për certifikate përdorimi për objekte industriale, për volumin e objektit të ndërtuar. 50 lekë/m3
19. Tarifë për certifikate përdorimi për shtëpi banimi, dhe ndërtime apo ambiente shërbimi për volumin e objektit të ndërtuar (jo industriale). 30 lekë/m3

Zyra  e Kontrollit të Zhvillimit të Territorit përcakton objektet, sipërfaqen, numrin e kateve etj., e cila hap pas hapi përcjell informacionin dhe llogaritjen e detyrimit tek Zyra e Tatim Taksave.

 

Tarifat mbulohen nga subjekti  ndërtues që përfiton shërbimin.

Struktura e ngarkuar për vjeljen e tarifës së shërbimeve është Zyra e Tatim-Taksave dhe Zyra e Financës

 

2.6 Tarifa të shërbimit veteriner

Tabela 19: Tarifa për leje dhe shërbim veteriner

Nr. Llojet e tarifave Vlera/lekë për krerë
I Tarifë për çdo bagëti të therur
  1. Për lopë, ka, buall 100
  2. Për viça 100
  3. Për bagëti të imta 100
II Shërbimi për veterinar për kontrollin
A Kontrolli para therjes
  1. Për lopë, ka, buall 100
  2. Për viça 100
  3. Për bagëti të imta 50
B Kontrolli i mishit
  1. Për lopë, ka, buall 100
  2. Për viça 100
  3. Për bagëti të imta 50
  4. Kontrolli i peshkut 5 lekë/kg

 

Strukturat përgjegjëse për vjeljet e tarifës: Veterinerët përcjellin informacionin tek Zyra e Tatim-Taksave pranë Bashkisë Fushë-Arrëz.

 

 

 

 

 

Tarifat mbulohen nga subjekti  që përfiton shërbimin.

Struktura e ngarkuar për vjeljen e tarifës së shërbimeve është Zyra e Tatim-Taksave pranë Bashkisë Fushë-Arrëz.

 

2.7 Tarifa për shërbimin në fushën e transportit të pasagjerëve dhe mallrave, dhënien e lejeve për ushtrim aktiviteti

Tabela 20: Tarifat e licencimit të veprimtarive të transportit.

Nr. Tarifat e licencimit të transportit të udhëtarëve Njësia Tarifa/leke
1. Licencë për transport udhëtarësh në linjë të rregullt qytetëse Lekë/10 vjet 80,000
2. Certifikatë për transport udhëtarësh në linjë të rregullt qytetëse Lekë/mjet/vit 5,000
3. Licencë për transport udhëtarësh në linjë të rregullt rreth qytetëse Lekë/10 vjet 40,000
4. Certifikatë për transport udhëtarësh në linjë të rregullt rreth qytetëse Lekë/mjet/vit 7,500
5. Licencë për kryrjen e sherbimeve te rregullta te specializuara te udhetareve Lekë/5 vjet 20,000
6. Certifikatë për kryerjen e sherbimeve te rregullta te specializuar te udhetareve Lekë/mjet/vit 7.500
7. Liçence per kryerjen e sherbimeve vajtje-ardhje(lavjerres) te udhetarve Lekë/5 vjet 20.000
8. Çertefikate per kryerjen e sherbimeve vajtje-ardhje(lavjerres) te udhetare Lekë/mjet/vit 7.500
9. Liçence për agjensi transporti udhëtaresh dhe taksi brenda vendit Lekë/5 vjet 15.000
10. Licencë për agjenci  transporti ndërkombëtare udhëtarësh Lekë/5 vjet 40,000
11. Licencë për transport udhëtarësh me taksi Lekë/mjet/5 vjet 20,000
12. Licencë për transport mallrash për të tretë dhe me qira brenda vendit Lekë/5 vjet 40,000
13. Certifikatë për transport mallrash për të tretë dhe me qira brenda vendit Ton/kapacitet 100
14. Certifikate për transport mallrash brenda vendit per llogari te vet. Ton/kapacitet 100
15. Autorizim i përkohshëm 1 mujor P/Autorizim 2,000

Strukturat përgjegjëse për vjeljet e taksës:Zyra  e Shërbimeve publike përcjell informacionin dhe llogaritjen e detyrimit tek Zyra e Tatim-Taksave pranë Bashkië  Fushë-Arrëz.

Tarifat mbulohen nga subjekti që përfiton shërbimin.

 

2.8 Tarifa parkimit për automjetet.

 

  1. Tarifës së parkimit të automjeteve i nënshtrohen të gjithë personat fizik, juridik rezidentë dhe jo rezident në Bashkinë Fushë-Arrëz dhe të cilët liçensohen, pavarësisht llojit të tij dhe që shfrytëzojnë vendparkimet e përcaktuara nga Bashkia.
  2. Zyra e Taksave Vendore në Bashki, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake, ngarkohet për vjeljen dhe administrimin e tarifës së parkimit.
  3. Nivelet e tarifës së parkimit për çdo kategori mjetesh janë si më poshtë:

 

Tabela 21: Tarifë për parkimin e automjeteve.

  Tarifë për parkimin për automjetet Njësia Tarifa
A Autobuza të të gjitha llojeve Lekë/vit/mjet 5,000
B Mikrobuzë
·       Transport pasagjerësh Lekë/vit/mjet 3,000
C Kamionë/Furgona
·       Kamionë/Furgona deri në 3,5 ton Lekë/vit/mjet 1,000
·       Kamiona mbi 3,5 ton Lekë/vit/mjet 4,000
D ·       Persona Fizik që nuk janë rezident në Bashki Lekë/orë/qëndrimi      50
  1. Të ardhurat nga tarifa e parkimit të automjeteve derdhen 100% në buxhetin e Bashkisë Fushë-Arrëz.
  2. Zyra e sherbimeve (transportit) në Bashki, bashkëpunon me Zyrën e Taksave në evidentimin e mjeteve që pajisen me Leje Transporti në Bashki dhe që janë objekt i tarifës së parkimit.

2.9 Dhënie licenca për tregtimin e naftës bruto dhe nënprodukteve të saj

Dhënia e licencave për stacionet e shitjes së karburanteve, për tregtimin me pakicë të karburanteve, gazit të lëngshëm të naftës, për automjetet, e vajrave lubrifikante dhe të njësive të lëndëve djegëse për përdorim nga konsumatorët fundorë, bëhet nga Bashkia Fushë-Arrëz, në rastet kur stacionet e shitjes së karburanteve që ushtrojnë veprimtarinë e tregtimit të tyre për përdorim nga konsumatorët fundorë, do të ndërtohen në territor të saj.Kjo bazuar në Vkm Nr.344 datë 19.04.2017 “Për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin Nr.970 datë 02.12.2015, “Per përcaktimin  e procedurave dhe të kushteve për dhenien e licencave pëe tregtimin e naftës bruto dhe nënprodukteve të saj,

Tabela 22: Dhënie licenca për tregtimin e naftës bruto dhe nënprodukteve të saj

Nr. Tarifë për dhënie licenca për tregtimin e naftës bruto dhe nënprodukteve të saj Njësia Tarifa
1 Dhënie dhe përsëritje e licencave për stacionet e shitjes së karburanteve, gazit të lëngshëm të naftës, për automjetet, dhe vajrave lubrifikante Lekë 1,000,000
2 Dhënia e licencave për njësitë e shitjes së lëndëve djegëse, për veprimtarinë e tregtimit për përdorim nga konsumatorët fundorë Lekë 100,000

 

Strukturat përgjegjëse për vjeljen e tarifës:

Zyra  e Shërbimeve publike përcjell informacionin tek Zyra e Tatim-Taksave. Tarifat mbulohen nga subjekti  që përfiton shërbimin. Struktura e ngarkuar për vjeljen e tarifës është Zyra e Tatim-Taksave pranë Bashkisë Fushë-Arrëz.

2.10 Tarifat në sektorin e pyjeve nga shfrytezimi ne sektorin e pyjeve per prodhim dru zjarri, prodhime te dyta pyjore e jo pyjore (kerpurdha , fruta pylli, etj), dhë për dhënien në përdorim me kontratë qiraje të fondit pyjor dhe kullosor publik për ushtrimin e veprimtarive.

 

Tabela 23: Tarifë nga Shfrytezimi i Pyjeve për prodhim dru zjarri,prodhime te dyta jo pyjore e jo pyjore. Ne bazë të vendimit  Nr. 438, datë 8.6.2016, ndryshuar me VKM nr.438, datë 17.5.2017

Nr. Tarifë nga shfrytezimi i pyjeve për prodhim dru zjarri Njësia Tarifa
1 Dru  Zjarri Lekë/m3 500
2 Prodhime pyjore jo pyjore(kerpurdha, fruta pylli, etj) Lekë/kv 2,500

 

Tabela 24: Tarifat dysheme për dhënien në përdorim me kontratë qiraje të fondit pyjor dhe kullosor publik për ushtrimin e veprimtarive në bazë të vendimit  Nr.1064, datë 22.12.2010.

Për qëllime pushimi, argëtimi, shëndetësore, shoqërore dhe për veprimtari turistike kampingje (kënde lodrash, mjedise sportive, çlodhëse etj.)
Nr. Përdorimi i territorit Tarifa sipas kohëzgjatjes së kontratës lekë/ha/vit
1 vit 2 – 5  vjet 6 – 10  vjet
1 Pyll trungishte 180,000 120,750 100,000
2 Pyll cungishte 126,000 90,000 75,000
3 Pyll shkurre 126,000 90,000 75,000
4 Kullota 126,000 90,000 75,000
5 Tokë me bimësi pyjore, djerrë 90,000 52,000 45,000
6 Inproduktive 90,000 52,000 45,000

 

Për nxjerrje, prodhim dhe depozitim materialesh inerte, direkt nga sipërfaqja
Nr. Përdorimi i territorit Tarifa sipas kohëzgjatjes së kontratës lekë/ha/vit
1 vit 2-5 vjet 6-10 vjet
1 Inproduktive 540,000 495,000 440,000

 

Për vendosje antene të telefonisë fikse, të lëvizshme, televizive, radio-komunikimit
Nr. Përdorimi i territorit Tarifa sipas kohëzgjatjes së kontratës lekë/ha/vit
1 – 5  vjet 6 – 10  vjet
1 Pyll trungishte 11,250,000 10,000,000
2 Pyll cungishte 8,500,000 8,000,000
3 Pyll shkurre 8,500,000 8,000,000
4 Kullota 8,500,000 8,000,000
5 Tokë me bimësi pyjore, djerrë 6,500,000 5,500,000
6 Inproduktive 5,500,000 5,000,000

 

 

Për ndërtime objekte bare, restorante, karburante
Nr. Përdorimi i territorit Tarifa sipas kohëzgjatjes së kontratës lekë/ha/vit
1 – 5 vjet 6 – 10  vjet
1 Pyll trungishte 7,500,000 7,125,000
2 Pyll cungishte 7,125,000 5,000,000
3 Pyll shkurre 7,125,000 5,000,000
4 Kullota 7 125 000 5,000,000
5 Tokë me bimësi pyjore, djerrë 5,000,000 4,000,000
6 Inproduktive 5,000,000 4,000,000

 

Për ndërtim/përdorim rruge për lidhjen e sipërfaqes së dhënë në përdorim, me rrjetin rrugor ekzistues
Nr. Përdorimi i territorit Tarifa sipas kohëzgjatjes së kontratës për sipërfaqen e marrë në përdorim lekë/km/vit
1 Pyll trungishte 70,000
2 Pyll cungishte 50,000
3 Pyll shkurre 35,000
4 Kullota 35,000
5 Tokë me bimësi pyjore, djerr 30,000
6 Inproduktive 25,000

 

Ndërtim linje të tensionit të lartë
Nr. Përdorimi i territorit Tarifa sipas kohëzgjatjes së kontratës km/vit
1 Pyll trungishte 60 000
2 Pyll cungishte 35 000
3 Pyll shkurre 25 000

2.11 Tarifat e shërbimeve që kryen struktura e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimi ndaj shtetasve dhe personave, juridik e fizik, vendas e të huaj

Tabela 25: Tarifat e shërbimeve që kryen struktura e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimi.

Nr. Tarifat e shërbimeve Njësia Tarifa
1 Për kundërfirmimin e studimeve urbanistike, të planeve rregulluese, projekteve të shesheve të ndërtimit dhe të objekteve brenda tyre.    
1.1 Për projektet e mbrojtjes nga zjarri, që u bëhen studimeve urbanistike dhe planeve rregulluese. Lekë 0.5% e vlerës se projektit
1.2 Për banesat, rikonstruksionet e tyre e shtesë kati në to, si dhe për çdo lloj objekti ndërtimi, me vlerë deri në 1,000,000 lekë. Lekë 500
1.3 Për banesat, dyqanet, lokalet, serviset, repartet artizanale, magazina mallrash etj., me vlerë investimi nga 1,000,000 deri në 2,000,000 lekë. Lekë 1,000
1.4 Për hotelet, motelet, rezidencat, komplekse dyqanesh ose supermarkete me vlerë investimi deri në 20,000,000 lekë. Lekë 5,000
1.5 Për objektet me vlerë investimi deri në 50,000, 000 lekë. Lekë 10,000
1.6 Për objektet me vlere investimi mbi 50,000,000 lekë. Lekë 15,000
1.7 Për ndërtime qyteza e fshatra turistike, si dhe për vepra të tjera me vlerë investimi mbi 1,000,000 USD. Lekë 50,000
2 Për objektet me rrezik të theksuar për rënie zjarri e shpërthimi.  
2.1 Për fabrikat, uzinat e qendrat e përpunimit të naftës e gazit të lëngëzuar, fabrikat e polisterolit e për prodhime kimikatesh, si dhe për vepra e objekte me proces teknologjik me rrezik zjarri të kategorive “A” dhe “B” (përcaktuar me rregulloren e projektimit të ndërtesave të çdo lloji). Lekë 30,000
2.2 Për depo qendrore karburanti, pika të shitjes së karburanteve dhe impianti të depozitimit dhe mbushjes të bombolave me gaz të lëngëzuar. Lekë 20,000
2.3 Për qendra e magazina të depozitimit të gazit të lëngshëm me shumicë, të karburanteve e lubrifikantëve në fuçi, të kimikateve e lëndëve të tjera me rrezik zjarri. Lekë 15,000
2.4 Për projekte të shfrytëzimit të burimeve të naftës, puse të shpim-kërkimit për tubacionet magjistrale të transportimit dhe për të gjithë infrastrukturën që lidhet me shfrytëzimin e tyre. Lekë 20,000
2.5 Për fabrika mielli, përpunimi druri, përpunimi të bimëve medicinale, të prodhimit të veshjeve dhe objekteve të tjera me proces teknologjik me rrezik zjarri të kategorisë “C”. Lekë 15,000
2.6 Për fabrika e ndërmarrje të përpunimit e prodhimit të produkteve ushqimore, të detergjenteve, të prodhimit kozmetik, të pijeve alkoolike. Lekë 20,000
2.7 Për rikonstruksionet që kryen në të gjitha këto objekte, të cilat bëhen në bazë të projekteve përkatëse. Lekë 5,000
3 Për kontrollin teknik pas përfundimit të punimeve  
3.1 Policia e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, në përfundimin e veprës apo te objektit, kontrollon, harton dhe u jep personave, juridike e fizike, shoqërive, private e shtetërore, aktin teknik përkatës. Lekë 5,000
3.2 Për përdorimin e automjeteve (autobote) që transportojnë karburante, gaze të lëngëzuar, alkoole, kimikate me rrezik zjarri, jepet akti teknik për plotësimin e normave teknike të mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimit. Lekë 1,000
3.3 Për ripërtëritjen vjetore të aktit teknik. Lekë 1,000
4 Dhënia personave juridike, vendas e të huaj, licencën për prodhimin, mirëmbajtjen dhe tregtimin e teknikës, pajisjeve zjarrfikëse dhe lëndëve për shuarjen e zjarrit. Lekë 25,000
4.1 Ripërtëritja e licencës. Lekë 10,000
5 Për kryerjen e aktekspertizes për zjarret e rena, kur kërkohet nga organet e prokurorisë, të gjykatës ose nga vetë shtetasit, personat, juridike e fizike, vendas e të huaj. Lekë 25,000

           

  • Tarifat e shërbimeve që kryen struktura e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimi përcaktohen në zbatim të ligjit nr. 152/2015, datë 21.12.2015 “Për shërbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimi” si dhe në VKM nr. 285, datë 27.06.2002 “Për tarifat e shërbimeve që kryen Policia e Mrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit ndaj shtetasve dhe përsonave,juridik e fizik, vendaj e të huaj”

Sipas   VKM nr. 707, datë 12.10.2016, pika 1,Stacioni i Shërbimit te MZSH-së Bashkia Fushë-Arrëz ,në rast ofrimi shërbimi bashkive të tjera, “Tarifa e shërbimit për shuarjen e zjarreve apo për shpëtimin, në raste aksidentesh dhe fatkeqësish të tjera, është 15.000 lekë/orë pune”.

2.12 Niveli  Tregues i Tarifës  se Zënies se Hapësirës Publike

Tabela 26: Tarifës  për Zënies e Hapësirës Publike

Nr. Kategoria e tarifës NjA Fushë-Arrëz NjA të Tjera
1. Për zënie hapësire publike (shfrytezim hapësire publike tortuare, sheshe para dyqaneve) 60 lekë/m²/muaj 30 lekë/m²/muaj
2. Për zënie hapësire publike (shfrytezim hapësire publike jashtë ndërtese për Bare, Kafe, Restorante etj.) 66 lekë/tavoline/muaj 33 lekë/tavoline/muaj

Kjo tarife paguhet per zenien e hapsirave publike per qellime biznesi.Tarifa Llogaritet si detyrim mujor i tatim-paguesit. Keshilli Bashkiak vendos per nivelin, rregullat baze per administrimin dhe mbledhjen e kesaj tarife , si dhe mund te caktoje nivele te ndryshme te kesajh mtarife, sipas nivelit te zhvillimit te veprimtarise se biznesit ne zona te ndryshme te qendres se banuar. Kjo tarife nuk zbatohet per hapsirat qe nuk jane ne pronesi dhe nen/administrimin e pushtetit vendor.

                           

Detyrimi për pagesën:

 

Zyra e Planifikimit dhe Administrimit të Territorit harton planin për zënien e hapësirës publike në të gjithë territorin e Bashkisë Fushë-Arrëz ku përcakton zonën, sipërfaqen, periudhën dhe qëllimin e lejuar të shfrytëzimit. Zyra e Taksave bazuar në planin e hartuar nënshkruan kontratat me subjektet që kanë paraqitur kërkesën,monitoron dhe ndjek shlyerjen e detyrimit. Derdhja e të ardhurave për këtë tarifë në favor të bashkisë, bëhet menjëherë me nënshkrimin e kontratës mes palëve.

 

Strukturat përgjegjëse për vjeljet e tarifës:

Struktura e ngarkuar për vjeljen e tarifës është Zyra e Tatim Taksave pranë Bashkisë Fushë-Arrëz.

 

2.13 Tarifa për tregun e lirë

Tarifës për tregun e lire i nënshtrohen të gjitha subjektet që ushtrojnë aktivitetin e tyre në hapësirat e tregjeve publike të cilat janë nën administrimin e Bashkisë Fushë-Arrëz.

Baza e kësaj tarife është sipërfaqja për m2 e cila vihet në shfrytëzim për tregtimin e artikujve të ndryshëm në territorin e Tregut. Kjo e ardhur eshte e ardhur jo Tatimore.

Tarifa llogaritet si detyrim ditor i taksapaguesit. Kategoritë, nënkategoritë dhe nivelet treguese te tarifës jepen si më poshtë:

 

 

 

Tabela 27: Tarifa për tregun e lire .

Nr. Tarifat e tregut sipas kategorive Njësia e matjes Tarifa/Lekë/muaj
4. Shitës ditor Lekë/ditë 100

 

Strukturat përgjegjëse për vjeljet e tarifave: Struktura e ngarkuar për vjeljen e tarifës është Zyra e Tatim Taksave pranë Bashkisë Fushë-Arrëz.

Kapitulli 3: Të ardhura jo tatimore

3.1 Të ardhura nga dhënia me qera e aseteve në pronësi të Bashkisë

Sipas përcaktimeve ligjore pasurit që jepen me qira janë ndërtesat, trualli i lirë, trualli i lirë funksional (jo nën ndërtesë), makineritë e pajisjet dhe linjat e prodhimit. Të ardhurat nga qeratë paguhen nga përfituesi dhe shfrytëzuesi i pronës në pronësi të bashkisë, bazuar në kontratën e lidhur mes palëve.

Zyra Juridike, Njësia e Prokurimit kryejnë procedurën e plotë të dhënies me qera deri në hartimin e kontratës  dhe kërkojnë lëshimin e faturës nga ana e Zyrës së të Ardhurave.Ndjekja  dhe zbatimi i kontratës kryhet nga Sektori i Aseteve.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Detyrimi për zbatimin e Paketës Fiskale të vitit 2019

 

  1. Struktura e ngarkuar për mbledhjen e këtij detyrimi është Zyra e Taksave dhe Tatimeve Vendore në Bashkinë Fushë-Arrëz dhe të gjitha drejtoritë dhe zyrat të cilat lidhen me zbatimin e elementëve të kësaj pakete fiskale.
  2. Për ndjekjen dhe zbatimin e kësaj Pakete Fiskale ngarkohen Zyra e Tatim-Taksave, Seksioni i Shërbimeve, Seksioni Ekonomik, Seksioni i Urbanistikës dhe Policia Bashkiake.
  3. Do te zbatohen procedurat e parashikuara ne ligjin nr.9920 dt.19.05.2008 Per procedurat tatimore ne Republiken e Shqiperise, i ndryshuar dhe ne të gjithë rastet e gjobave për kundravajtjet e konstatuara sipas Ligjit Nr.10279 dt.20.05.2010 ”Per kundravajtjet administrative”.

 

P/ZYRËS TATIM-TAKSAVE                                                                                   K R Y E T A R I

Elis     MIRIA                                                                                               Fran    TUCI

JURISTI

 Pranvera PALI

 

[1] Subjektet paraqesin pranë Zyres Tatim-Taksave, pranë Bashkisë Fushë-Arrëz, dokumentin justifikues të aktivitetit.

There are no comments yet.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published. Required fields are marked (*).